Kryefjala Logo

Kujdesi për veten fillon me informacionin e duhur

24 Korrik, 2026 | 3:44 pm

Me botimin e dytë të Revistës Frontera, vjen një përmbajtje e pasur me histori ekskluzive, këshilla profesionale nga ekspertët më të mirë dhe risitë më të fundit në botën e estetikës dhe mjekësisë moderne.

Gjithashtu, bota e Fronterës zbulohet përmes njerëzve që punojnë për të sjell standardet më elitare apo dhe këndvështrimit personal të klientëve.

Ky botim hapet me FALEMINDERIT nga CEO, Dorina Shamo. “Me besimin tuaj si forcë, Frontera vazhdon të ndërtojë një standard të ri ku shkenca, bukuria dhe mirëqenia ecin së bashku”-shkruan ajo me mirënjohje për listën e gjatë të atyre që zgjedhin Fronterën.

Më tej, Dorina rrëfen zhvillimet e fundit për të garantuar gjithmonë më të mirën për klientët. Një investim i rëndësishëm është me Frontera Academy, ku është menduar me detaje për edukimin profesional në industrinë e estetikës, me programe bashkëkohore dhe trajnime praktike.

Lajmi i fundit për të gjitha nuset e ardhshme është bashkëpunimi i veçantë me Geraldina Sposa. Eleganca klasike takohet me ekspertizën e Frontera për të krijuar një guidë të plotë bukurie për ditën më të rëndësishme të jetës, duke e kthyer atë të paharrueshme.

Ndër të tjera në faqet e këtij numri të dytë do të lexoni intervistën ekskluzive me Heidi Bacin, e cila ndan rrugëtimin e saj drejt suksesit dhe filozofinë që e ka shoqëruar në çdo hap. Ajo tregon sekretet e stilit të jetesës, ku Frontera Medical Spa është pjesë e rutinës së kujdesit personal.

Një ditë në mjediset e Fronterës do të mund ta përjetoni përmes përvojës të një klienti. Rrëfim që ju çon në vizualizimin e të gjitha shërbimeve dhe ju bën të merrni me mend kënaqësinë me përfundimin e tyre.

Në këtë edicion do të gjeni edhe perspektivën e ekspertit ndërkombëtar Malcolm Wall Morris, i cili ndan vizionin e tij mbi të ardhmen e industrisë së bukurisë dhe standardet që po formësojnë tregun global.

Hapësirë ju dedikohet mbi të gjitha mjekëve të klinikës, Dr. Andrea Artigiani dhe Dr. Juna Odobashi, me në fokus dermatologjinë. Informacion të vlefshëm do të ketë mbi të pasurit një lëkurë që shkëlqen gjatë verës dhe nevoja e kontrollit të nishaneve.

Po ashtu, në revistë prezantohen risitë më të fundit nga KYSH Cosmetics, me produkte dhe formula inovative që janë domosdoshmëri për zonën intime.

Një moment i rëndësishëm për familjen Frontera është edhe zgjerimi përreth Shqipërisë. Qendra më e re u hap në Lushnjë, një hap kyç për afrimin edhe më shumë me klientët.

Shfletoni faqet e Revistës Frontera për vetëm 10 euro dhe do të mund të përfitoni dhuratë: Dermafacial by Frontera dhe masazh relaksues për 30 minuta.

Bukuria, shëndeti dhe mirëqenia bashkohen vetëm te FRONTERA!

Të ngjashme