Kryefjala Logo

Na tregoni radhёn qё jeni lindur, t’ju themi sa sukses keni nё njё lidhje

8 Nëntor, 2021 | 8:37 pm

Fёmija i madh: fёmija i parё zakonisht ёshtё mё i organizuar, me pёrgjegjёs, i kulturuar dhe kujdeset pёr tё tjerёt. Nё njё lidhje kёto janё pikёrisht pikat nё tё cilat mund tё fokusoheni.

Ashtu siç mund tё fokusoheni edhe nё ata qё janё fёmijёt e parё tё njё familjeje sepse janё nga ata qё punojnё fort dhe nё momente tё vёshtira nuk kanё frikё tё bёjnё kritikёn e vetes.

Fёmija i mesёm: fёmijёt qё janё nё mes preken shumё shpejt nga mendimi i tё tjerёve. Janё realistё dhe dinё aftёsitё e tyre, megjithёse asnjёherё nuk janё shumё tё sigurtё se çfarё duan nё jetё.

Fёmija i vogёl: janё ata qё gjithmonё kёrkojnё kujdesin dhe vёmendjen e tё gjithёve. Janё tёrheqёs, tё drejtpёrdrejtё, posesivё dhe lozonjarё. Gjithmonё presin nga tё tjerёt tё marrin vendime pёr ta dhe zakonisht nё njё lidhje janё mёndjelehtё.

Fёmijё i vetёm: kur ke vёllezёr e motra ndihesh gjithmonё i shoqёruar, i plotё, ndёrsa kur je fёmijё i vetёm e vuan shumё kёtё mungesё me rezultat tё jesh mё konvencional, më i përgjegjshёm dhe mё i besueshёm. Por ngaqё rriten me tё gjitha dritat tё drejtuara tek ata, zakonisht nё lidhje janё kёrkues.

Të ngjashme