Lifestyle
Kuptimi pas gjatësisë së gishtit të unazës
10 Nëntor, 2021 | 2:27 pm
Rezulton se ekzistojnë tre “tipa” kryesorë të gishtit të unazës, të cilët zbulojnë se cilat janë tiparet dhe karakteristikat e personalitetit tonë.
Rasti A:
Sharmante dhe racionale
Nëse gishti juaj i unazës është më i gjatë se gishti tregues, ju jeni një person sharmant. Gjithashtu jeni një person që i shpëtoni problemeve dhe dini të dilni nga çdo situatë. Mund të bëheni agresiv por jeni gjithashtu edhe tip shumë i ndjeshëm ndaj të tjerëve.
Rasti B:
Të sigurt dhe efikas
Nëse gishti juaj i unazës është më i shkurtër se gishti tregues, ju jeni një person i sigurt dhe dini sesi t’i bëni gjërat. Ju pëlqeni të punoni vetëm sepse kjo është mënyra më efektive për arritjen e qëllimeve tuaja. Megjithatë, jeni padyshim një njeri egoist. Ju vlerësoni ato që kemi por përpiqeni gjithmonë për më shumë.
Rasti C:
Paqësore dhe e shoqërueshme
Nëse gishti juaj i unazës është njësoj i gjatë sa ai tregues, jeni tip paqeruajtës, që ka tendencën të shmang konfliktet. Dëshironi të keni marrëdhënie të mira me këdo, jeni besnike dhe partner i kujdesshëm.