Lifestyle
Ja çiftet perfekte në BB VIP sipas Horoskopit
26 Tetor, 2021 | 5:39 pm
Kemi bëre disa kërkime të vogla dhe zbuluam cilës shenjë në horoskop i përkasin Vipat në shtëpinë e Big Brother.
Kemi surpriza kaq të lezetshme sa nëse do ndodhnin me vërte në shtëpi,me siguri do të kishte më shumë dinamikë dhe Monika me Fifin nuk do të kishin nevojë të “aktronin” për të shkundur shtëpinë.
Zbuluam pra se Semi është Peshorja,pasi bëmë ato kërkimet tona vumë re se shkon shumë me Gaforren.Gjeni pak kush është gaforre në shtëpi?Graniti!
Peshorja&Gaforrja
Ideja e këtyre të dyve së bashku është fantastike, të dy do të krijonin një shtëpi shumë të bukur së bashku dhe do i pëlqejë puna së bashku. Absolutisht që do të ketë shumë romancë mes këtyre të dyve dhe do përfitojnë nga njëri-tjetri. Peshorja do mahnitet nga ndjeshmëria e partnerit të vet Gaforres, nga shëtitjet e gjata dhe udhëtimet në vendet historike për të cilat do ndajnë interesat e përbashkëta. Peshores i pëlqen të bëjë festa, Gaforres gjithashtu, por thjesht jo çdo natë! Në qoftë se të dy e kuptojnë njëri-tjerin, kjo do sjellë një lidhje më të gjatë se mesatarja .
Luani(Sabiani)&Ujori(Beniada)
Tërheqja midis Luanit dhe Ujorit është magnetike dhe fillon me një flirt miqësor. Ujori është joshës, i relaksuar dhe i shoqërueshëm, gjë që do t’i pëlqejë Luanit. Fakti që Luani është i ngrohtë do ta bëjë Ujorin të bjerë për të. Duke qenë shenja të kundërta në rrotën e zodiakut, këto të dyja janë prova e gjallë se ata që janë të ndryshëm tërhiqen nga njëri-tjetri.
Dashi&Dashi(Fifi&Monika&Iliri)
Mund të jetë një lidhje e fuqishme emocionale, por të dy palët dëshirojnë të jenë dominues, ndaj kjo marrëdhënie nuk është më e mira.Mos aktroni më goca,se do kalojë në seriozisht pa e kuptuar.
Binjakët (Paloma)
Kjo shenjë ajri duket se shkon me të gjitha shenjat e tjera të zodiakut pasi ka aftësinë të përshtat lehtësisht. Dhe pse shpesh herë janë sipërfaqësorë, ata janë inteligjentë dhe mjaft shoqërorë.Dashi, Luani, Peshorja dhe Ujori janë shenjat që shkon më mirë.
Akrepi(Sheila)
Akrepi, xheloz dhe i pasionuar, nuk mund të jetë me Virgjëreshën (Donaldi)dhe Bricjapin(Arditin), të cilët janë pak të ftohtë; dhe në vend të kësaj shkojnë mirë me Peshqit, Luanin(Sabiani) dhe Gaforren(Granitin) Ou? Dhe me Granitin?Hmm…
Virgjëresha(Donaldi&Arjola) Bricjap (Arditi&Bora Zemani)
Bricjapi mund të jetë një partner perfekt për Virgjëreshën. Të dyja shenjat kanë tendencën të ndajnë shumë të përbashkëta, Të dy janë inteligjent dhe punojnë fort por më e rëndësishmja të dyja shenjat shohin njëra tjetrën në sy për çdo situatë në marrëdhëien e tyre.
Arjola dhe Arditi nuk shkojnë aq mirë por Donaldi me Borën është tjetër muhabet..