Kryefjala Logo

Takimi midis kryeministrave në Prishtinë, Rama flet për tensionet: “Është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën”

27 Shtator, 2021 | 11:28 am

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një takimi me homologun kosovar, Albin Kurti ka shprehur qëndrimin në mbështetje të Kosovës pëe tensionet e targave në kufirin me Serbinë. Ai ka shtuar se serbët po provokojnë duke thënë se nuk ka folur me Aleksander Vucicin për këtë temë.

Ai ceku më herët “Open Balkan” kur u shpreh se ky projekt do të avancojë njëkohësisht dhe me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Edi Rama

“Kam pas shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta, edhe përmes rrejteve sociale këto ditë për shkak situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve, një ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet “Ballkani i hapur” me Serbinë. Tani jam edhe më i bindur se “Ballkani i hapur” është rruga jonë. Rruga jonë e përbashkët.

Natyrisht kemi një mos-dakordësi në këtë pikë me Albinin, kjo është mos-dakordësi e natyrës politike. Ne duhet ta trajtojmë si të tillë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre se kemi një mos-dakordësi të kësaj natyre.

Është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën. Pyetja që kërkon përgjigje nuk është a do vijë ndonjëherë ajo ditë. Por kur do vijë ajo ditë dhe çfarë mund të bëjmë ne shqiptarët që ta afrojmë atë ditë. Unë jam këtu sot, shumë i nderuar për mikëpritjen e mikut dhe kryeministrit Albin Kurtit.

– Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vuçiç, apo siç miqtë e mi kosovarë thonë në rrjetet sociale: me vëllaun tim Vuqiq. Këtu s’ka asnjë gjë për të biseduar. Këtu e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë. Ne jemi në krah të Kosovës. Leximi i çuarjes së njësive speciale për të bërë teatër me helikopter në Serbi, është leximi më i gabuar.

Përfytyroni sikur të kishte ndodhur diçka, në kushtet kur po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit.

Ato djegiet atje të dy institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit të Kosovës. Ne mbështesim dialogun 100% dhe unë jam i bindur se dialogu është e vetmja rreugë. Po ça do ambasadori rus? Ma thoni çfraë do ambasadori rus atje? Ky është një teatër, një teatër i rrezikshëm. Është shkrepsja që ndez institucionet.”

Të ngjashme