Lajme
Sikur ta kishin bërë me fjalë. Basha gris fletëvotimin, Rama gati qesen në xhep për të mbledhur copëzat.
10 Shtator, 2021 | 7:53 pm
Te gjithe u bene deshmitar te nje prej shpalljeve me te pazakonta te Kryetares se Kuvendit shqiptar. Teksa votohej, Lulezim Basha i ndjekur dhe nga deputetet e tjere te Partise Demokratike filluan te grisnin nje nga nje fletet e votimit duke i hedhur pertoke.
Ja se çfare nuk eshte vene re!
Ne momentet e para qe kryedemokrati Basha po griste fleten e vene ne dispozicion per te votuar, vihet re qe kryeministri ende i pavendosur ne detyre, prej karriges e deputetit nxjerr nga xhepi i tij nje qese te cilen me pas e perdor per te mbledhur copat e letrave te grisura nga opozitaret per te pastruar dyshemene dhe duke mundesuar qe ajo pamje te bente xhiron e rrjetit.
Duken si dy veprime koherente me njera-tjetren qe ne rezultat prodhojne dyshime per nje inskenim “teatral” ne bashkepunim midis dy kryetareve te partise qe u transmetua sot drejperdrejt ne te gjitha mediat e vendit.
Me heret, ish-lideri demokrat , Sali Berisha, tashme i perjashtuar nga grupi parlamentar u shpreh se Basha kreu nje tradheti duke u bere bashkepunetor i Rames.
Duket se ky sesion parlamentar ka nisur “mbare”, ngelet vecse te presim se si do te jene kater vitet e ardhshme ne sallen ku supozohet te merren vendimet per shqiptaret.