Kryefjala Logo

FRPD kërkesë referendumi për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar: “Veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike”

15 Shtator, 2021 | 11:35 am

Kryesitë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë mbledhur firmat në një kërkesë të dërguar sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi për të mbajtur referendumin brenda partisë në kuadër të përjashtimit nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës.

Kërkesa e FRPD vjen sëbashku me emrin dhe firmën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Shkresa e plotë :

“Po ju drejtohemi nëpërmjet këtij peticioni lidhur me situatën e paprecedentë të krijuar nga vendimi personal i Kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga grupi parlamentar i Profesor Doktor Sali Berisha.

Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përcarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë”

6DA21032 3874 4992 882C 8498BD113EED 2817EE26 47FF 45E4 B1C6 A87D323724FF

Të ngjashme