Kryefjala Logo

Aksidenti i ministrit të Ramës/ Arben Ahmetaj në makinë me burrin e “Zonjës së Inceneratorëve”

21 Tetor, 2020 | 7:42 pm

Teksa Partia Demokratike ka bërë kallëzimin e saj të rradhës në SPAK në lidhje me inceneratorët, ku mes të akuzuarve janë edhe kryeministri Edi Rama, ministry Arben Ahmetaj, ish ministri Lefter Koka, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Por ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë publike disa detaje lidhur me ish-ministrin e Ekonomisë, tani të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Alibeaj u shpreh se Arben Ahmetaj ka qenë në të njëjtën makinë me Mirel Mërtirin, kur janë përfshirë edhe në një aksident.
“Ka qenë me një makinë, në një aksident me të cilin u përmbys makina. E mbani mend apo jo?”, ka thënë Alibeaj
“Brenda makinës ishte Artan Gjokaj drejtor i madh në ministrinë e Ekonimsë dhe Mirel Mërtiri, bashkëjetuesi i Stela Gugallias. Ajo mori me 1 mijë euro Elbasanin studimin e të cilës e kishtë bërë Klodian Zoto. Në Fier, po ajo shoqëri me 80% ishte në emër të zonës. Tirana bashkimi i tre shoqërive, një prej tyre ishte në emër të Klodian Zotos. Tani Ahmetaj dhe Mireli, si ka mundësi që janë brenda një makine bashkë? Ishte, para, gjatë dhe pas me ta. E thashë shqip. Ja pra kjo është”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.
Pas këtyre akuzave tndërhyri përmes një telefonate edhe Arben Ahmetaj, i cili, sa i përket aksidentit me Klodian Mërtirin, u shpreh se ai udhëton me dhjetëra biznesmenë dhe kjo nuk përbën asnjë problem.

4AADA799 2A0E 434A 9677 8F866C60412C
“Ato janë 2 investime publike dhe janë pronë e shtetit. Në procedurë, vendimi për shpallje emergjente, është emergjencë që e kanë lënë ata. Janë dy investime publike që i kalojnë shtetit në fund të koncesionit.
Unë jam në makinë, kam qenë në makinë dhe do jem në makinë me të paktën 500 biznesmenë. Personi që thoni nuk është kontraktor. Unë nuk bëj procedurë. Bashkia paguan shërbimin, nuk paguan ndërtimin e inceneratorit”, u justifikua Ahmetaj.

Lidhur me këtë ngjarje, që deri sot është mbajtur e fshehtë, kryeministri Edi Rama do të shprehej: “Refuzoj të përgjigjem se unë nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, dhe se kush është bashkëshortja e kujt, nuk është kjo detyra ime. E vetmja gjë që mund t’iu them është që të shihni gjendjen e plehrave, procedurat nuk janë punët e mija, unë shoh vetëm rezultatin. Një gjë u them se shpifjet, sajesat, më shumë se këtë herë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë, përballë një investimi modern. Janë të verbuar”, tha Rama ndër të tjera.
Sipas opozitës, qeveria ka shkelur 10 procedura ligjore me dhënien me PPP të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, projekte këto që do t’i kushtojnë taksave të shqiptarëve 400 milionë euro.
Kujtojmë se, 79 milionë euro janë paguar tashmë, ndërkohë që puna nuk ka nisur ende.

Të ngjashme