Kryefjala Logo

Një ëndërr e bërë realitet:Kosova 16 vjet,shtet i pavarur

17 Shkurt, 2024 | 11:26 am

Në një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë, 16 vite më parë Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Më 17 shkurt të vitit 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të lirë.

Por, ai që shqiptoi deklaratën e pavarësisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe 3 të tjerët, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, sot ndodhen në paraburgim në Hagë.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=73&loc=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2Fenderr qe po jetohet cdo dite kosova 16 vjet shtet i pavarur%2F%3Ffbclid%3DIwAR3kJwKhSxKAHogCx4BTXo3h4B nbGQy0PWhIYRAOcH3ltChqow0it4 6s aem ATiY9FPyf5A8DrUavVqhCMtMpm 48BbSEEmQUFM0Ce1Dhtm38CJsu1FT7s5qTJjabXw&referer=http%3A%2F%2Fm.facebookPër vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99).

Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës.

Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur.

Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.

Të ngjashme