Kryefjala Logo

Përplasje në emision, flet mamaja e 23 vjecares që humbi jetën në spital . Reagon halla: “Vajti në spital me këmbët e saj dhe doli e vdekur

27 Shtator, 2021 | 1:50 pm

Gjatë ditës së sotme në emisonin me zemër të hapur ka qenë e ftuar mamaja e 23 vjecares Brisilda, që humbi jetën në spitalin e Vlorës. Ajo ka rrëfyer vuajtjet që pësoi vajza e saj në jetë qëkur u martua në moshën 17 vjecare e deri në momentin që ndërroi jetë.

10 ditë më parë vajza të kishte telefonuar duke kërkuar ndihmë financiare tek babai i saj, ky i fundit ishte përgjigjur negativisht me frazën : “Akoma gjallë je, ske vdekur?!”.

 

Kunata ime me vëllanë u futën për për ta martuar vajzën time. I ati i vajzës kishte thënë se e ka vajzën të vogël. Vajza i kërkonte ndihmë ish-burrit tim, nuk mund të them që ai s’i ka dhënë, edhe mund t’i ketë thënë, por nuk iu gjend asnjëherë pranë që t’i shikonte problemet e saj”, është shprehur e ëma e Brisildës.

Pjesë nga Intervista me hallën e të ndjerës, publikuar në BalkanWeb

Halla e Brisildës: Ne duam të dimë si vajza vajti në spital me këmbët e saj dhe doli e vdekur. Nuk duam të dimë budallaqet që flet ish-kunata ime atje, se ajo duhet të dijë si erdhën këto padrejtësi. Fëmijët e Brisildës janë te gjyshi dhe te gjyshja, nëse është babai i tyre dhunues, nuk është e gjithë familja. Ata kanë të drejtë t’i mbajnë, ashtu siç ka të drejtë dhe vëllai im.

 

Avokati: Dhuna është e ndaluar, vëllai juaj e martoi që 17 vjeçe…

 

Halla: Prit pak zotëri..

 

Avokati: Nuk ju lejoj të bëni diktuesin, nuk pres fare…

 

Halla: Kunata ime të mos gënjejë aty, por të thotë që jemi të tërë fajtorë për vdekjen e mbesës.

 

Avokati: Turp t’i vijë vëllait tuaj, që e martoi vajzën që 17 vjeçe.

 

Halla: Unë para 10 ditësh fola me çupën dhe ishte shumë mirë, nuk kishte asnjë lloj problemi. Më mori vetë çupa. Pas 10 ditësh më mori vëllai në telefon dhe më tha që Brisilda është sëmurë. Pas një orë më merr e ëma dhe më thotë që Brisilda është shumë sëmurë, pas dy orësh më thanë që ajo vdiq. Edhe unë jam ndarë nga burri, por i kam marrë të tre fëmijët vetë.

 

E ëma e ka bërë vëllanë tim, që i ka thënë Brisildës “akoma nuk ke vdekur”, sepse e merrte në telefon dhe i thoshte që “Brisilda bën këtë, e bën atë”, e çmendte vëllanë tim. E ëma i ka marrë 16 mijë euro të shoqit të saj, e gënjente se ishte sëmurë. Për ato e torturonte ai Brisildën.

Të ngjashme