Kryefjala Logo

Pas tre fëmijëve gjendet trupi i nënës në lumin Buna

7 Maj, 2024 | 2:11 pm

Trupi i Alma Arrazit, që u mbyt në ujërat e lumit Buna, u gjet këtë mesditë, duke përmbyllur operacionin e kërkim shpëtimit.

Trupi i pajetë u gjend në fshatin Pentar, rreth 11 km larg trupit të djalit të vogël. Familjaret janë thirrur për të identifikuar trupin e viktimës.
Në mëngjes, në anën e malit, në afërsi të fshatit Zues, u gjet trupi i djalit 3-vjeçar, Arditi. Disa kilometër më larg, në Dajlan, u gjet dje trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa të dielën u gjet trupi i vajzës tjetër, Gresi.

Dyshohet se Alma, në gjendje të rënduar psikologjike pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, ka marrë vendimin të hidhet në lumin Buna, duke i marrë jetën dhe tre fëmijëve të mitur. Sipas dosjes hetimore dhe dëshmive, Alma kishte zbuluar së fundi tradhtinë bashkëshortore, pasi 31-vjeçari kishte nisur një raport intim me një vajzë disa vite më të re.
Ndërkohë, Erdgys Arrazi u la sot në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës, si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas dhe fëmijëve.

Të ngjashme