Kryefjala Logo

Vidhnin marketet dhe kioskat në Tiranë, arrestohen dy 18-vjeçarë

6 Nëntor, 2020 | 6:34 pm

Dy 18 vjeçarë janë arrestuar dhe një i mitur është proceduar penalisht pas dyshimeve se kishin kryer një sërë vjedhjesh në kryeqytet.

Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë B. Sh., 18 vjeç dhe A. K., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale N. E., 15 vjeç.
Ata u pikasën orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa vidhnin në kioskën në pronësi të B. Z., në rrugën “Dritan Hoxha”.

Policia ka bërë me dije se këta shtetas janë autorët kryesorë të dyshuar për disa vjedhje në qarkun e Tiranës, si më poshtë:
Më datë 07.06.2020, në Rrugën e Kavajas, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit S. L.;
Më datë 13.10.2020, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur disa paketa cigaresh në një supermarket;
Më datë 22.10.2020, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur disa paketa cigaresh dhe artikuj të tjerë në minimarketin në pronësi të shtetasit V. K.;
Më datë 05.11.2020, kanë tentuar të vjedhin në një kioskë te “Komuna e Parisit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme