Kryefjala Logo

Valeri eleminohet nga “Ferma VIP” por Agai ka plane të tjera

4 Maj, 2024 | 10:57 am

Valer Kolnikaj dhe Buçko ishin dy fermerët më pak të votuar të kësaj jave dhe ndaj  Agai i vendosi përballë një sfide ku Buçko arriti të fitojë.Për këtë Valerit i duhej të linte fermën. Pasi u përshëndet me fermerët e tjerë, ai u nis për në studio.

Ai foli për herë të parë për qëndrimin e tij në fermë dhe fermerët ku u shpreh se e ka shijuar në ekstrem shumë eksperiencën në fermë.

Por Agai u tregua zemërmirë dhe teksa qëndronte në studio, moderatorja Fjoralba Ponari i komunikoi se eksperienca e tij nuk mbyllet këtu, pra ai do të qëndrojë në një ambient  të ri, i monitoruar me kamera për një kohë të pacaktuar.

Të ngjashme