Kryefjala Logo

“Kate dhe William po kalojnë një ferr”, flet stilistja e familjes mbretërore

4 Maj, 2024 | 4:20 pm

Kate Middleton dhe Princi William janë duke kaluar një ferr, sipas bashkëpunëtores së tyre të ngushtë Amaya Arrieta.

Arietta, e cila punon si stiliste për tre fëmijët e çiftit princëror, ndau këtë informacion shqetësues për çiftin pasi princesha u diagnostikua me kancer.

“Jam e shkatërruar për momentin, mendoj se po kalojnë një ferr, shpresoj të kthehen. Është vërtet personale”, ka thënë Arrieta për Telegrafin.

Dizajnerja e veshjeve për fëmijë, e cila zotëron kompaninë me të njëjtin emër Amaia, deri më tani i është shmangur zbulimit të informacioneve për çiftin. Ndërsa është e paqartë se çfarë e shtyu atë të bënte këtë zbulim, pasi princesha vazhdon t’i nënshtrohet kimioterapisë për gjendjen e saj, komentet e saj lë të kuptohet për seriozitetin e situatës.

Të ngjashme