Kryefjala Logo

Albano ironizon Sonilën,Arminën dhe Enkelin:”Njëri më legjendë se tjetri”

4 Maj, 2024 | 11:11 am

Në‘Prime-n’ e mbrëmshëm fermerët janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin, ku edhe opinionistët janë përfshirë, madje janë përballur me disa kritika nga Albano.

Teksa në studio po diskutohej një fjalë dialektore e Valerit që ja kishte drejtuar Çiljetës, Albano shprehu qëndrimin e tij, se opinionistët po merren vetëm me një fjalë goje gjithë mbrëmjen dhe jo me veprimin e Valerit që i vendosi stërkëmbsh Florit.

Janë të tre opinionistët njëri më legjendë se tjetri. U morën kaq gjatë me një fjalë goje dhe nuk u morën me veprimin e Valerit, që për pak deshi të eliminonte një nga lojtarët më të fortë.

Flori e ka këmbën e dëmtuar, po sikur ai ta kishte thyer nga stërkëmbshi i Valerit?”, tha Albano.

Të ngjashme