Kryefjala Logo

Biznesmeni flet për lidhjen me Diola Dostin: 20 vite nuk janë shumë diferencë

4 Maj, 2024 | 3:35 pm

Nutricionistja e njohur Diola Dosti, pas ndarjes nga bashkëshorti ka rigjetur dashurinë e saj me biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu, po shkon mjaft mirë.

Një aspekt për të cilën kjo lidhje është komentuar shumë në këto kohë, është diferenca në moshë.

Pikërisht për këtë ka folur partneri i Diolës për mediat në Kosovë, ku është shprehur se nuk është një diferencë e madhe dhe nuk ka aspak interesa në lidhjen e tyre, siç shprehet ai.

“Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam. Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë. E dimë çfarë duam. Nëse karakteri ynë gjykohet vetëm nga sa vjeç është ajo dhe sa vjeç jam unë, le të vazhdojnë njerëzit. Nuk e di ç’do kishte ndodhur po të kishte qenë ajo 47-vjeçe, prapë do kishte qenë njësoj.

Te Diola është një e mirë që Diola është një person i cili e mban familjen e vet vetë, pa mua, mua s’më ka pasur deri para tre muajsh edhe është njeri që ka të ardhurat e veta, pronat e veta, nuk ka pasur nevojë për mua që të vij unë për ndonjë arsye tjetër”,- ka thënë bizmesmeni.

Gjithashtu, biznesmeni Erolld Belegu, zbuloi se ata janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe se kanë bërë një marrëveshje që do kalojnë bukur në lidhjen e tyre, për sa kohë të zgjasë, nëse është një muaj apo përjetësi.

Të ngjashme