Kryefjala Logo

Vetëvrasja e të sëmurit me Covid-19/ Vëllai i 69-vjeçarit: Nuk iu bë kurrë tampon, në Infektiv e lanë në korridor

11 Nëntor, 2020 | 12:01 pm

U vetëhodh mesditën e djeshme nga Spitali Infektiv, ku ishte shtruar për shkak të infektimit me Covid-19, ndërsa mëngjesin e sotëm humbi jetën.
Reshat Grembi, 69-vjeçari nga Fieri nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë.
Por çfarë thonë familjarët e 69-vjeçarit?
Në një prononcim për mediat, vëllai I viktimës rrëfen se nga komunikimi që ka pasur me të bijën 69-vjeçari i ka shprehur se ndodhej në korridor dhe nuk po merrte shërbim.
Po ashtu telefonatën e fundit 69-vjeçari e ka pasur me djalin në Gjermani, të cilit i ka thënë se ndihej shumë keq.
“Ndihej mirë me ekonominë. Nuk iu bë tamponi asnjëherë. Vetëm atje nuk e di çfarë u bë. Në Infektiv bëri 24 orë. E morën në 8.30. i bie që nga ora 8.30 deri në 15:00 nuk ka marrë asnjë shërbim. Jam këtu i ka thënë të bijës, po jap shpirt nuk e di pse nuk po marr asnjë shërbim. nuk i kanë dhënë shërbim, ka qenë në korridor te Infektivi brenda. Kjo na çudit. Nuk patëm më komunikim. Vetëm djali nga Gjermania ka bërë një telefonatë. Ndihem keq i ka thënë djalit. Po më del shpirti çfarë po bëhet”.

Të ngjashme