Kryefjala Logo

UDHËZIMI I QEVERISË/ Si do të mblidhen gjobat për mosmbajtje të maskës

2 Nëntor, 2020 | 5:48 pm

Është publikuar udhëzimi për mënyrën se si do të vilen gjobat e qytetarëve për mosmbajtje të maskës në ambjente publike.
Sipas urdhrit, Policia e Shtetit dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes se gjobës tek OSHEE, dokument që duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe kartën e identitetit tëpersonit të gjobitur dhe adresën e banimit të tij.
Ata që nuk kanë një kontratë me OSHEE, gjoba e vendosur i kalon sërish policisë së shtetit ose asaj bashkiake, por pa specifikuar se si do të paguhet ajo.
Sipas udhëzimit, gjoba duhet të paguhet në të njëjtin moment kur shlyhet detyrimi i energjisë elektrike, në të kundërt ajo shkon me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë elektrike të miratuar nga enti rregullator i energjisë.
Mospagesa e gjobës, si pjesë përbërëse e faturës së energjisë, do të t’ju klasifikojë si debitorë të OSHEE.
Udhëzimi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare dhe mban firmat e tre ministrave: asaj të shëndetësisë Ogerta Manastirliu, asaj të Financave Anila Denaj dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku (kjo e fundit e karantinuar për shkak të infektimit me Covid-19).
Kujtojmë këtu se, vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka vendosur rreth 214 milionë lekë gjoba.

4F806510 8390 435A B6F3 9F6E6D9199D3 6D71A7AA C7CD 45B6 94D9 235B07656A72

Të ngjashme