Kryefjala Logo

U hodh nga ballkoni i Infektivit, ndërron jetë 69-vjeçari nga Fieri

11 Nëntor, 2020 | 10:22 am

Ndërron jetë 69-vjeçari që u vetëhodh dje nga kati i dytë i Spitalit Infektiv
Shtetasi R.G, 69 vjec nga, Fieri u vetëhodh dje nga kati i dytë i Spitalit Infektiv.
Ai ishte shtruar një ditë më parë në spitalin Infektiv, pas transferimit nga spitali i Fierit ndërsa të afërmit e tij thanë për Ora News, se 69 vjeçari nuk ka pasur asnjëherë shqetësime të shëndetit mendor.
“Ishte njeri shumë normal, shumë i rregullt.”
Lidhur me ngjarjen Ministrja Manastirliu tha se pacientëve nuk u mungon shërbimi dhe as komunikimi me të afërmit.
Viktima ka patur dëmtime të shumta dhe pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
69-vjeçari bëhet kështu viktima e katërt që vetëvritet në spitalet Covid të vendit dhe i pesti në total.

Të ngjashme