Lajme nga vendi
Tragjike ne Itali! Gjenden dy trupa ne 3 valixhe dyshohet per ciftin nga Vlora
16 Dhjetor, 2020 | 10:48 am
Dy kufoma të copëtuara dhe të futura në tre valixhe janë gjetur në Firenze të Italisë. Ata janë gjendur në aksin Firence -Pisa-Livorno, pranë burgut të Solliçianosz
Autoritetet italiane kanë dyshime se trupat mund t’i përkasin një çifti shqiptarësh nga Vlora, që janë zhdukur që prej vitit 2015.
Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore. Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Raportohet se ata kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por s’kanë më të dhëna për ta.
Sipas asaj që shkruajnë sot mediat italiane një tatuazh si spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe.
Autoritetet italiane po ashtu shprehen se djali i çiftit të zhdukur ishte në burg në Solliçiano, ku në kohën e zhdukjes së prindërve të tij. Mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najlon.
Fillimisht janë gjetur disa mbetje mortore, ndërsa më vonë u arrit të identifikohen dy trupa të vdekur, që ishin vendosur në valixhe. Ekzaminimet nga ADN-ja mund të sjellin më shumë prova për rastin makabër.
Hetuesit janë duke shqyrtuar të gjitha tezat për vrasje të mundshme. Ata dyshojnë se kufomat mund të jenë hedhur aty nga një makinë, ose ekzekutimi mund të jetë bërë në vend. Burri është vrarë në mënyrë mizore, i gjetur nga autoritetet me plagë në fyt.
burimi: Ballkanweb