Kryefjala Logo

Sot 21 ditë në grevë, Meta thirrje Ramës: Nis urgjentisht dialogun me naftëtaret

4 Nëntor, 2020 | 1:49 pm

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me grevën e naftëtarëve të Ballshit.
Presidenti Meta ka kërkuar një marrëvshje të menjëhershme mes dy palëve, qeverisë dhe grevistëve për një zgjidhje të shpejtë, teksa shton se jeta e grevistëve është në rrezik.
Presidenti Meta: Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.
Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.

Të ngjashme