Kryefjala Logo

Shperthim i fuqishem i bombles se gazit ne Durres, kryefamiljari bllokohet ne inerte

17 Dhjetor, 2020 | 10:01 am

Shpërthimi i një bombole gazi për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi në Durrës. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se pasi ka shpërthyer bombola, banesa e Fetah Barotit është shkatërruar totalisht, ndërkohë që këtë të fundit e kanë zënë inertet brenda. Në pamjet e rënda që publikon “BalkanWeb” shihet se soleta e shtëpisë ka përfund përtokë.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shpëtimi i të zotit të shtëpisë, i cili gjatë momentit të shpërthimit ka qenë i vetëm, ndërsa ai është transportuar me urgjencë në spital. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bombola e gazit ishte lënë hapur dhe gazi ishte përhapur në të gjithë banesën.

Por gjatë momentit kur i zoti i shtëpisë ka ndezur dritën, ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm që ka hedhur në erë të gjithë shtëpinë, duke shkatërruar gjithçka. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ballkanweb

Të ngjashme