Kryefjala Logo

Shkarkohet nga Teatri Kombetar, Kico London: Ndjej se po me nxjerri nga shtepia

15 Dhjetor, 2020 | 11:29 am

Prej 6 vitesh drejtor i Teatrit Kombëtar që kur në pushtet erdhi e majta, por sot Kiço Londo ka lënë detyrën, pak ditë pas shkarkimit.

Në një komunikim me artistët dhe gazetarët ai nuk e ka fshehur trishtimin për largimin, madje është shprehur se ndjehet sikur po e largojnë nga shtëpia e tij, siç e cilëson Teatrin Kombëtar.

lg.php.gif

Nuk dua ta fsheh që ndihem i trishtuar dhe i keqardhur që më duhet për shkak të respektimit të institucionit të iki nga kjo shërbesë e ti lë vendin drejtorit pasardhës.

Ndjehem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. Bashkë kemi ndërtuar 10 salla në kryeqytet. Me dhemb! Unë s’jam drejtor, e s’kam qenë drejtor se drejtorët nuk janë si unë.

Falënderoj artistët e publikun dhe të gjithë ata që më kanë zgjatur dorën në këtë transformim të jashtëzakonshëm. Ky teatër është pjesë e bukur dhe vijë ndarëse”,- tha ai.

Të ngjashme