Kryefjala Logo

Sërish rekord i zi për Shqipërinë/ 321 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19

2 Nëntor, 2020 | 6:15 pm

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e fundit lidhur me pandeminë në vend.

Pavarësisht masave të qeverisë dhe faktit që vetëm në 24 orët e fundit Policia e Shtetit ka vënë rreth 214 milionë lekë gjoba për qytetarët që nuk mbajnë maska në rrugë, shifrat e infektimeve dhe vdekjeve paraqiten sërish të larta.

Sipas saj, në 24 orët e fundit janë regjistruar 321 raste të reja, ndërsa 9 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, e njëjta shifër me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 pacientë, ndërsa situata në Spitalet Covid paraqitet e rëndë me 328 shtretër të zënë momentalisht.

VDEKJET

Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, NJË 67 vjeçar nga Mallakastra, NJË 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

SITUATA NË SPITALE

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E RASTEVE TË REJA, SIPAS BASHKIVE

173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 321
Të shëruar ne 24 orë 121
Të shtruar në spitale 328
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1446

Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,523
Raste të shëruara 11,367
Raste Aktive 9,629
Humbje jete 527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4896
Durrës 879
Fier 731
Korçë 595
Shkodër 539
Lezhë 434
Elbasan 431
Vlorë 397
Berat 287
Kukës 200
Gjirokastër 144
Dibër 96
66C3519B 089B 43ED 8B24 32A98DEB265E

Të ngjashme