Kryefjala Logo

Prostesta per Klodianin kalon kufijte, ngrihen ne proteste edhe shqiptaret e Londres

10 Dhjetor, 2020 | 10:41 pm

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka nxitur pakënaqësi në popullin shqiptar dhe janë bërë protesta në mbarë vendin tonë.

Mirëpo, duket se kjo revoltë e irritim tejkaklon edhe kufijtë kombëtarë shqiptarë.

Shqiptarët e Londrës janë ngritur në këmbë për Klodianin, duke protestuar përpara Ambasadës Shqiptare në Londër.

Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur.

lg.php.gif

Protestuesit brohorasin në korr “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”,  ndërsa protesta në përgjithësi ka qenë paqësore.

Të ngjashme