Kryefjala Logo

Negociatat, ambasadorja e re e Francës mesazh të qartë qeverisë: Keni kushte për të plotësuar

10 Nëntor, 2020 | 11:36 am

Ambasadorja e re e Francës në Tiranë, Elisabeth Barsacq jep mesazhe të qarta për klasën politike në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat, diplomatja e Parisit në vendin tonë shprehet se, Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugëtimin e saj drejt BE-së, por më parë duhet të plotësojë kushtet e vendosura.
“Duhet ta keni të gjithë parasysh se në marsin e këtij viti Këshilli I Europës vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen. Dhe ajo që po bëjmë tani është të negociojmë për të ardhmen. Por nukl ka hapa prapa. Ne jemi të mendimit se ne duam të hapim negociatat.
Siç e dini mire, ka kushte për të plotësuar. Siç janë shteti I së drejtës, lufta kundër korrupsionit, funksionimi I drejtësisë, të cilat nuk dua ti përmend. Dhe kjo nuk varet as nga Franca, as nga Krocia, as nga Polonia. Kjo varet nga Shqipëria”, u shpreh ambasadorja franceze.
Barsacq shtoi më tej se, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e familjes së përbashkët europiane. Ndërsa kur u pyet nëse ka një mesazh për politikën shqiptare, u shpreh:
“Gjithë gjërat që kisha për ti thënë I thashë në mënyrë të qartë, nuk do doja ti përsërisja. Nuk më takon mua ti them politikës shqiptare se çfarë duhet të bëjë. Do të ishte një ndërhyrje e padurueshme në punët e brendshme të Shqipërisë”.

Të ngjashme