Kryefjala Logo

Ministrja e Arsimit jep njoftimin, ja si do të zhvillohet mësimi për gjimnazet e Shqipërisë

21 Shtator, 2021 | 3:28 pm

Prej dy vitesh sistemi arsimor parauniversitat nuk ka zhvilluar orare të zakonta mësimi. Që prej tërmetit ku u pezullua për disa javë e deri tek shpallja e pandemisë botërore , oraret kanë qenë të shkurtuara me mësim të alternuar.

Pas një takimi me drejtuesit e ZVAP, Ministrja e Arsimit, znj. Evis Kushi ka njoftuar mbi masat e marra për zhvillimin e mësimit këtë vit. Gjithashtu ajo theksoj së përpos respektimit të distancës do të aplikohet përsëri mësimi me turne.

 

“Sot zhvillova një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas “Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare”, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne.

Puna vijon që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator.” – ka shkruar në Facebook Ministrja.

Të ngjashme