Kryefjala Logo

Me armë në makinë dhe 5 celularë me vete, arrestohet 23-vjeçari në Rinas

4 Nëntor, 2020 | 3:42 pm

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi iu gjet një armë zjarri në makinë.

Sipas njoftimit, në pranga ka rënë S.K., 23 vjeç, banues në Krujë. Ndalimi i tij u bë te “Mbikalimi i Rinasit” gjatë orëve të para të mëngjesit.
23 vjeçari u ndalua teksa drejtonte mjetin tip “Land Rover”, ndërkohë që “gjatë kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 8 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 5 aparate celular.”

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Të ngjashme