Kryefjala Logo

Kryemadhi: Këtu votojnë shqiptarët, jo ambasadorët që joshen darkave nga oligarkët

11 Nëntor, 2020 | 12:06 am

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se oligarkët paguajnë dreka darka me ambasadorë, por këtu votojnë shqiptarët.

Kryemadhi: Oligarkët paguajnë dreka darka me ambasadorë, por këtu votojnë shqiptarët. Këtu nuk votojnë ministrat, ambasadorët, oligarkët apo bukuroshet.

Në 21 nëntor kemi zgjedhjet në parti dhe me 5 dhjetor kemi konventën ndërkombëtare. Programi i LSI-së do të shpaloset dhe 2-3 iniciativa të LSI për të krijuar hapësira, punë për shqiptarët. Asnjëri nga ne nuk duhet të rrijë peng i grupeve të interesit që kanë marrë peng vendin.

Të ngjashme