Kryefjala Logo

KQZ 1 miliard për zgjedhje/ “Ngopen” institucionet, presidenca në “dietë”

10 Nëntor, 2020 | 6:12 pm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nevojë të blejë kompjutera të rinj, pasi sipas Komisionit Shtetëror ky institucion punon me pajisje të 2009 dhe këtë teknologji do të jetë e pamundur sipas tij administrimi i zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërsa Kuvendi ja pranoi këtë kërkesa, në këtë mbledhje nuk u diskutua fondi që do t’i nevojitet KQZ për pajisjet që do të bëjnë të mundur identifikimin biometrik, por qeveria ka akorduar për vitin e ardhshëm një fond rezervë prej 1 mld lekësh.
Qeveria në buxhetin e vitit 2021 ka akorduar në fond rezervë prej 1 mld lekësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në 25 prill synohet nga KQZ që të implementohet identifikimi biometrik, të vendosen kamera në çdo qendër votimi, por brenda këtij institucioni operohet me një teknologji të vejtëruar.
I habitur nga gjendja në të cilën e ka gjetur institucionin që drejton, Komisioneri Shtetëror Ilirian Celibashi kërkoi nga Komisioni i Ligjeve një fond për blerjen e kompjuterave të rinj në buxhetin e 2021.
Celibashi: Kemi kërkuar një shtesë prej 23 milion lekësh. Pajisjet kompjuterike që përdoren në KQZ datojnë të vitit 2009.
Fino: 15 milion zoti Celibashi janë mëse të mjaftueshme dhe pastaj përgjatë vitit kemi lënë një fond rezervë në qeveri, 1 miliard lekë për zgjedhjet.
Ajo çfarë do të jetë sfida e 25 prillit, identifikimi biometrik, nuk u përmend në këtë seancë dëgjimore, si nga komisioneri ashtu edhe nga deputetët, por Celibashi nuk harroi të kërkojë para shtesë për rikonstruksionin e godinës.

Celibashi: 18.2 milion lekë për një shtesë të kësaj godine pasi kushtet në të cilat punon administrata janë të padenja për një institucion.
Fino: Nuk e di sa është e nevojshme shtimi i katit në momentin që ka zgjedhje, të planifikojmë dhe një 10 milionësh për rikonstruksionin e godinës.
Presidenca është treguar e kursyer në kërkesat e buxhetit duke marrë shkas në situata e vështirë ekonomike.
” Nuk është se kërkesat kanë qenë për të plotësuar të gjitha nevojat por duke konsideruar situatën që është, institucioni ynë nuk ka bërë kërkesa suplementare.”
Por ndryshe nga institucioni i Kreut të Shtetit, organet e reja të drejtësisë nuk arrijnë të ndalen në kërkesat e tyre për shtimin e punonjësve dhe përfitimeve financiare të tyre. Por drejtuesja e KPA hasi në kundërshtitë e Kuvendit.
Fino: Ju keni kërkuar diçka tjetër te Ministria e Financave, ajo kryetarja që iku duhet të marrë dy rroga shpërblim, ajo kryetarja që iku për tre vjet duhet të marrë diferencën e pagës si kryetare dhe anëtare. Çfarë janë të gjithë këto shpenzime zoti kryetar? Duhet të kontrollohet nga KLSH që të mos marrin shpërblime më shumë seç duhet.
Edhe Avokati i Popullit kishte pakënaqësi në alokimin e buxhetit të këtij inst

Të ngjashme