Kryefjala Logo

Kapet rreth 1 ton kokainë në jug të Italisë, ku ishte fshehur

5 Nëntor, 2020 | 4:03 pm

Plot 932 kg kokainë janë gjetur në jug të Italisë, brenda një kontenieri me midhje të ngrira.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike ishte e ndarë në 800 pako dhe u zbulua në portin e Gioia Tauro, në Kalabri.

Kontenieri mësohet se vinte nga Kili, ndërkohë që kanë qenë kontrolli me rreze X që kanë konstatuar sasinë e konsiderueshme të drogës, vlera e të cilës arrinte në 186 milion euro.

Operacioni u krye nga Guardia Di Finanzia në bashkëpunim me policinë lokale, ndërkohë që nuk ka ende të arrestuar.

Të ngjashme