Kryefjala Logo

Janullatos pozitiv me Covid-19, dërgohet në Greqi me avion ushtarak

11 Nëntor, 2020 | 1:39 pm

Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos konfirmohet pozitiv me Covid-19.
Kleriku i lartë është dërguar në Greqi për një shërbim më të specializuar.
Për dërgimin e tij në shtetin grek është përdorur një avion ushtarak.

Ende nuk është bërë e ditur nga Kisha Orthodokse se në çfarë gjendje shëndetësore është Janullatos.
Kujtojmë se në muajin qershor të këtij viti, Janullatos u godit nga një atak kardiak.
Anastas Janullatos është plot 91 vjeç dhe që prej fillimviteve ’90 është në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare.
Më 1991, ai caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

Të ngjashme