Kryefjala Logo

I dënuar për plagosje të rëndë, ekstradohet nga Italia 34-vjeçari dibran

7 Nëntor, 2020 | 1:29 pm

Policia italiane ka arrestuar një 34 vjeçar shqiptar, për të cilin gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për një plagosje të ndodhur në mars të vitit të shkuar në Dibër.

I riu shqiptar kishte shkuar për të jetuar në Itali pas ngjarjes së rëndë, por policia shqiptare e ka ndjekur deri atje, ku përmes një bashkëpunimi me palën italiane kanë bërë të mundur arrestimin dhe kthimin në Shqipëri.
“Shtetasi M. S. është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendodhjen e këtij personi në Itali.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, bën me dije policia.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 15 mars 2019, kur 34-vjeçari qëlloi me armë ndaj Mirdash Osmanit në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit” në Dibër.

Të ngjashme