Kryefjala Logo

EMRI/ Kush është 35-vjeçari i plagosur në Krujë dhe lidhja me Durim Bamin

4 Nëntor, 2020 | 7:22 pm

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Tapizë të Krujës.
Personi i plagosur është shtetasi Ervin Kodra.

35-vjeçari është emër i njohur për policinë edhe për faktin se është kushëriri i të shumënjohurit Durim Bami.
Ky i fundit, i njohur ndryshe si ‘I forti i Niklës’, është personi i akuzuar nga ish-deputeti Tom Doshi se ishte porositur për ta vrarë, akuzë me të cilën u arrestua më 3 mars të 2015.
Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në ‘shërbim prove’.
Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafuka.
Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-s në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
“Rreth orës 15:20, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes”.

Të ngjashme