Kryefjala Logo

E papritur/FRPD zyrtarisht kundër Bashës:”Nuk e njohim procesin e zgjedhjeve në Forumin Rinor”

5 Nëntor, 2021 | 10:32 pm

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet e reja për kryetarin dhe anëtarëve të tjerë drejtues të Forumit Rinor.

Belind Këlliçi, pas mbledhjes së forumit është shprehur se nuk e njohin këtë proces zgjedhjesh duke u shprehur kështu:“Gjykoj që nuk është ky momenti as për t’u uzurpuar FRPD dhe as për të krijuar përçarje më të thellë. Që nga dita e parë që kam shkelur në PD, kam patur një qasje që të mos humb asnjë anëtar, jo më sot ta fusim këtë organizatë në një konflikt me PD-në. Ne këtë proces nuk e njohim dhe në momentin kur të piqen kushtet, ne kemi detytrim statutor për të patur një grup të ri të Forumit Rinor. Themelet e PD-së janë te FRPD. Jam krenar që në Forumin Rinor ka përplasje mendimesh, por vendimet merren me votë. Nuk e di nëse Sekretari i Përgjithshëm ka ndonjë gjë për të shtuar”,

I të njëjtit mendim ka qenë edhe Sekretari i FRPD-së, Grigels Muçollari:“Ky është veprim. Veprimi i ndërmarrë shkel rëndë statutin. Gjithashtu ky veprim shkel statutin e PD duke tejkaluar kompetencat e kryetarit. Ky veprim vjen pas firmosjes në masën 75% nga anëtarët e FRPD-së për të marrë pjnesë te Foltorja. Ky veprim vjen pasi kryetari deklaroi se do marri pjesë në Foltore. E konsiderojmë nul. I bëjmë thirrje Bashës, që nuk do të lejojmë tentativa kërcënimi. Nuk lejojmë shkeljen e rregullave. Të tërheqë menjëherë lajmërimin e nxjerrë. E konsiderojmë hakmarrje ndaj FRPD-së. Statusi përcakton qartë hapjen e zgjedhjeve e përcakton FRPD. Së shpejti do ju dërgoj statutin e PD-së. Veprime të ulëta, të pamoralshme”

Të ngjashme