Kryefjala Logo

Covid-19/ Meta-Ramës: Ndal PPP-të dhe koncesionet! Rrit testimet

10 Nëntor, 2020 | 9:41 pm

Presidenti Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Twitter lidhur me situatën e pandemisë.
Meta shkruan se infektimet dhe vdekjet po rriten çdo ditë, prandaj duhen shtuar testimet.

Meta shton se duhet rritur buxheti shëndetësor dhe se duhen ndalur koncesionet edhe PPP-të korruptive për oligarkët.
Meta: Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet!  Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!  Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!

Të ngjashme