Kryefjala Logo

Çfarë do të ndodhë?! Rama mbledh kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

2 Janar, 2021 | 3:38 pm

Parlamenti ishte parashikuar që të niste më 18 janar 2021, por ditën e sotme Kryeministri Edi Rama e ka thirrur në një seancë plenare të jashtëzakonshme ditën e hënë në orën 17:00.
Kjo vjen për shkak të ndryshimeve të bëra në qeveri nga Rama në fund të këtij viti, ku ministri Sandër Lleshaj dha dorëheqje pas protestave masive në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës dhe ndryshimeve zinxhir që ndodhën në qeveri.
Kuvendi do të mblidhet për të votuar ministrat e rinj. Siç është njoftuar edhe më herët, Blendi Çuçi do të jetë ministër i Brendshëm duke zëvendësuar të dorëhequrin Lleshaj, Olta Xhaçka do të jetë ministër e Jashtme pasi do të zëvendësojë një tjetër të dorëhequr, Gent Cakaj.
Në vend të Xhaçkës e cila më herët mbante postin e ministrit të Mbrojtjes do të jetë Niko Peleshi, ndërsa Milva Ekonomi do të zëvendësojë Blendi Çuçin në krye të ministrisë së Bujqësisë.
Rama duket se e ka me nxitim që të vendosë burrin e ish-gruas së tij si ministër të Brendshëm duke mos pritur datën 18 janar, ku do të fillonte edhe sesioni i ri parlamentar.

Të ngjashme