Kryefjala Logo

Cënimi i kompetencave të Presidentit/ PD: Anti-kushtetuese! Rama bën luftë personale

7 Nëntor, 2020 | 8:51 pm

Partia Demokratike ka dalë kundër ndryshimeve të ligjit për Presidentin që mazhoranca kërkon të miratojë në Kuvend.

“Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën”, thuhet në reagimin e selisë blu.

Partia Demokratike e ka quajtur këtë si një luftë personale të kryeministrit Rama, teksa ka shtuar se do të jenë shqiptarët ata që do e refuzojnë kreun e qeverisë më 25 prill.

Komisioni i Posaçëm i ngritur për hartimin e ligjit mbi Presidencën, ka hartuar draftin ku përcaktohet qartë mënyra se si duhet të veprojë Kreu i Shtetit.

8B845EE6 2234 440B AA90 2994C42112CA

Të ngjashme