Kryefjala Logo

Bresheri plumbash drejt lokalit ne Shkoder, ja emrat!

22 Dhjetor, 2020 | 10:57 pm

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Shkodër në afërsi të vendit të quajtur “5 heronjtë e Vigut” në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se breshëria me plumba është derdhur në drejtim të lokalit të dy vëllezërve, Nikoll dhe Vlash Pjetri.

Mësohet se njëri prej tyre Nikoll Pjetri është efektiv policie, ndërsa tjetri Vlash Pjetri, ish administrator i njësisë Rrethina.

Në momentin që është sulmuar lokali brenda tij kanë qenë disa persona, të cilët kanë deklaruar se janë shtrirë përtokë kur është qëlluar.

Policia po punon për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Të ngjashme