Lajme nga vendi
Blindohet nga policia Ministria e Brendshme, qytetaret shkaterrojne stacionet e autobusave
11 Dhjetor, 2020 | 8:37 pm
Teksa sot është dita e tretë e protestës në kryeqytet, Policia ka ‘blinduar’ Ministrinë e Brendshme, për t’i paraprirë çdo situate të agravuar.
Ndërkohë që protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre, duke shkatërruar madje dhe stacionet e autobusëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës.
Kujtojmë se protesta po zhvillohet në disa pika të kryeqytetit, ndërsa qytetarët hedhin sende të forta, shkatërrojnë reklamat në rrugë, apo dhe semaforët.