Kryefjala Logo

Asnjë përgjigje nga qeveria, grevistja në Ballsh tenton të presë damarët

7 Nëntor, 2020 | 11:43 am

Mbrëmjen e djeshme një nga naftëtaret greviste të Ballshit ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët.

Kanë qënë shoqet e saj të cilat e kanë ndaluar atë që të kryente aktin ndërkohë që gjendja shëndetësore e të gjitha grevisteve vijon të përkeqësohet.

Naftëtaret e Ballshit ndodhen në ditën e 24-t të grevës së tyre në mbështetje të naftëtarëve të tjerë të cilët kanë filluar grevën më herët.

Ata kërkojnë kthimin e pagave të prapambetura dhe gjetjen e një zgjidhjeje për familjet e tyre që ndodhen në vështirësi ekonomike.
Ndërkohë Kryeministri Rama u ka bërë thirrje që të lënë grevën dhe të hyjnë në bisedime për gjetjen e dialogut të këtij problemi, që sipas tij nuk është qeveria shkaktare.

Të ngjashme