Kryefjala Logo

Arrestohet “Tony Montana” i Lezhës, shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare e cila kishte tentuar vetëvrasjen

2 Janar, 2021 | 5:23 pm

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e Filip Shtjefnin i cili njihet ndrysh edhe si “Tony Montana” i Lezhës. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e kishte dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi në vitin 2016, ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.
Ai u arrestua fillimisht në vitin 2016 pasi shtetasja E.M kishte bërë kallëzim në polici. Pas hetimit të plotë të bërë nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme rezultoi se Filip Shtjefni dhe Lula Marku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin shfrytëzuar për prostitucion shtetasen E.M.
Pas kësaj ngjarje ajo kishte tentuar që të vriste edhe veten.
Njoftimi i policisë:
Nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme