Kryefjala Logo

Inteligjenca artificiale transformon Monika Kryemadhin: Gladiatore mbi taka për një qëllim të madh

27 Prill, 2024 | 8:09 pm

Monika Kryemadhi prej vitesh ka treguar vendosmëri dhe përkushtim ndaj Partisë së Lirisë. Përpjekjet e saj për të përforcuar këtë forcë politike nuk u ndalën, edhe atëhere kur djegia e mandateve rezultoi fatale.

Ajo vijoi të “luftonte” për forcimin e kësaj partie dhe për përfshirjen e grave në politikë. Përgjatë gjithë këtyre viteve në politikën shqiptare Kryemadhi ka treguar rezistencë ndaj sfidave, duke vërtetuar se është një grua e fortë dhe e vendosur në qëllimet e saj, dhe këtë fakt e vërtetoi edhe njëherë gjatë Konventës së Partisë së Lirisë të mbajtur këtë të shtunë.

Edhe pse u tradhtua nga “fëmijët politikë” të cilët i “rriti” vetë, ajo nuk u ndal t’i shërbente edhe në momentet e fundit dhe u largua nga Konventa duke luftuar si “gladiatore” për gratë dhe vajzat e PL-së që të kenë 50% të buxhetit në fushatën elektorale.

Ajo u dha mundësinë që të kenë një pjesë të buxhetit të gjitha atyre vajzave dhe grave të PL-së të cilat e lanë në mes të rrugës. Duke nisur nga Silva Caka, Erisa Xhixho dhe vajzat e tjera të Partisë të cilat u pozicionuan krah Metës.

Ky propozim nuk rezultonte në asnjë cep të statutit dhe ishte Kryemadhi ajo e cila këtë të shtunë ngriti zërin në Konventë duke ngulur këmbë që gratë e Partisë të marrin një pjesë të buxhetit elektoral.

Propozimi i saj u mbështet dhe nga Ilir Meta, pavarësisht hatërmbetjeve dhe zhvillimeve të fundit, ndoshta i gjendur përballë një propozimi që as gratë që i qëndrojnë pas nuk e kishin bërë. I gjendur përballe një nisme të tillë aq të domosdoshëm në politikën shqiptare, Meta vendosi ta mbështeste propozimin e gruas që e njeh si askush tjetër politikën, sepse është rritur me të që gati 30 vite.

795C5E4D 6B83 485F B545 4D6528450175

Të ngjashme