Kryefjala Logo

Arrestohet 27 vjeçari nga Kamza, po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës (detajet)

13 Shtator, 2021 | 10:46 am

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet  tip “ Volkswagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë  arrestimi  në flagrancë shtetasi:

– B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “ Volksëagen ”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

Të ngjashme