Kryefjala Logo

Prap në Kosovë:Burri dhunon barbarisht gruan shtatzënë, fëmija lind para kohe!

5 Dhjetor, 2023 | 8:51 am

Ende flitet për rastin makabër të Liridona Ademit dhe një tjetër rast i tmerrshëm regjistrohet në Kosovë.

Një grua shtatëzënë është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti.Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.
Aktualisht 22-vjeçarja është rehabilituar në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Të ngjashme