Aktualitet
Luajnë me grupin e “Ferrit”:Kur dhe ku do luajë Shqipëria në Euro24
3 Dhjetor, 2023 | 10:39 am
Shqipëria njohu dje kundërshtarët në Euro 2024 dhe Kuqezinjtë ranë në një grup ferri ku do duhet të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Djemtë e Sylvinho-s do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të Euro 2024 ditën e dytë të turneut, më 15 Qershor. Kuqezinjtë do të ndeshen në Signal Iduna Park, stadiumin e Dortmundit përballë Italisë.
Ndeshja tjetër do t’i gjejë në Hamburg më 19 Qershor. Në Volksparkstadion, kuqezinjtë do të luajnë përballë Kroacisë.
Ndeshja e fundit, do të luhet më 24 Qershor në Dusseldorf. Aty do të përballemi me Spanjën.
E sigurt është vetëm një gjë. Stadiumet gjermane do të mbushen kuqezi. Shqipëria ka fatin të luajë në një prej stadiumeve më të mëdha të turneut siç është ai i Dortmundit që ka një kapacitet prej 66 mijë vendësh.