Kryefjala Logo

Kush e publikoi videon? Princ Leka merret në pyetje nga AMP

9 Mars, 2024 | 4:54 pm

Princ Leka, i shoqëruar edhe nga avokati i tij është paraqitur ditën e sotme (e shtunë) pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), për t’u marrë në pyetje në lidhje me përplasjen fizikes mes tij, bashkëshortes Elia Zaharia me të cilën janë në proces divorci dhe babait të saj.

Mësohet se dosja e dhunës brenda familjes mbretërore po hetohet edhe nga AMP, për faktin pasi është kërkuar që AMP të thellojë hetimet për të zbuluar personat që bënë publike videon që Princ Leka dorëzoi si provë në komisariatin nr.1.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zaharin dhe babain e saj Gjergj Zaharia.

Të ngjashme