Lifestyle
Kur nëna qan,çfarë bën bebi?
10 Prill, 2022 | 11:46 am

A e dinit se emocionet tuaja ndikojnë te bebja në bark?
Studime të ndryshme kanë treguar se kur nëna qan prek edhe bebushin duke i transmetuar atij emocione të njëjta.
Çështja bëhet edhe më serioze kur nëna kalon faza të depresionit.
Në situata të tilla fatkeqsisht ndikon në formimin e personalitetit të fëmijës pasi ai të vijë në jetë.
Depresioni tek nëna bën që fëmija të lindë me mundësi shumë të larta për pasiguri dhe ndjeshmëri të lartë në të ardhmen.
Shijoni muajt e shtatzanisë dhe qëndroni larg njerëzve që ju mërzisin dhe krijojnë situata nervoze.
















































