Showbiz
“Kisha frik se do më dukej celuliti”, Sofia Vergara flet për skenën erotike tek “Griselda”
7 Qershor, 2024 | 9:15 am

Sofia Vergara ka zbuluar se i frikësohej shfaqjes së celulitit kur xhiroi skenën e saj të parë seksuale në moshën 50-vjeçare për dramën e Netflix, “Griselda”.
Aktorja dhe sipërmarrësja e cila pozoi nudo për të promovuar gamën e saj të kafesë së fundmi, tha se filmimi i skenës së dashurisë e mbajti atë natë zgjuar pasi shqetësohej se do të dukej ‘e tmerrshme’.
‘Unë jam 50-vjeçe! Domethënë, kur isha 30 vjeçe, nuk do të isha shqetësuar. Mendoj se isha e shqetësuar se do të dukesha e tmerrshme”-tha ajo për lojën e dhomës së gjumit me bashkë yllin Alberto Guerra, i cili luante bashkëshortin e Griseldës, Dario Sepulveda.
“Unë nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë një skenë seksi,”-shpjegoi aktorja. Gjatë 11 sezoneve të Modern Family, aktorja tha: “Me Jay, nuk bëra asgjë”-duke iu referuar personazhit të luajtur nga bashkë-ylli i tij Ed O’Neill, 78 vjeç. Sofia tha se ishte e kënaqur me produktin përfundimtar.
“Doli mirë. Është vërtet errësirë dhe Andy (Andrés Baiz), regjisori, është shumë artistik dhe më bëri të ndihem super rehat.”











































