Showbiz
“Kënga ime s’ishte ajo risi që duhej për Eurovizion”, Lorenc Hasrama autokritik në Podfest me Elihaida Danin
10 Dhjetor, 2025 | 3:20 pm

Lorenc Hasrama ka qenë i ftuari më i fundit në Podfest, drejtuar nga Elihaida Dani dhe Olti Curri ku ka folur hapur për muzikën, autokritikën dhe pjesëmarrjen e tij në Fest 64. Artisti, i njohur për vokalin e tij të veçantë, tregoi se performanca live është ajo që e bën të ndihet më i plotësuar në skenë.
“Të kënduarit live më ndihmon shumë, aty gjej veten,” u shpreh Hasrama, teksa rrëfeu se pjesëmarrja në Festivalin e Këngës ka qenë një përvojë e vlefshme, por edhe një moment reflektimi profesional.
Duke folur për gjendjen e skenës aktuale, ai u shpreh kritik ndaj tendencave të të rinjve:
“Të rinjtë sot shohin mungesë muzikaliteti, më shumë fokusohen tek virali sesa tek cilësia artistike.”
Në bisedë nuk mungoi as falënderimi për një emër të rëndësishëm të muzikës shqiptare:
“Sidrit Bejleri më ka mbështetur që në fillimet e mia. Është një artist që i ka dhënë shumë muzikës sonë,” tha Lorenci.
Por momenti më i sinqertë i intervistës erdhi kur ai bëri autokritikë për këngën e tij në Fest 64:
“Kënga ime nuk ishte ajo risi e duhur për Eurovizion. E pranoj. Duhej më shumë guxim dhe diçka më novatore,” u shpreh ai, duke theksuar se synon të vijë më i fortë në projektet e ardhshme.
Me këtë qëndrim të hapur dhe të sinqertë, Lorenc Hasrama dëshmon edhe një herë se është një prej artistëve që nuk ka frikë të reflektojë mbi punën e tij dhe të kërkojë më shumë nga vetja.










































